Rrahja me çekan e punëtorit në Prishtina Mall, prokuroria jep detaje

Aktuale

Rrahja me çekan e punëtorit në Prishtina Mall, prokuroria jep detaje

Më: 7 mars 2023 Në ora: 15:57
Prishtina Mall

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me rrahjen e një punëtori nga shefat e tij në një lokal që ndodhet në “Prishtina Mall”.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë tha se me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy persona që dyshohet se janë kryere veprën penale “Lëndimi i kehtë trupor”.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona, pasi dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ta sqaruar në plotëni këtë çështje”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka raportuar për një rrahje që ka ndodhur mesditën e djeshme në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

“Magjistrale Ferizaj-Prishtinë 06.03.2023 – 11:35. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Palët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Rrahja ka ndodhur në një lokal te “Prishtina Mall”, ku raportohet se dy shefa kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një punëtori duke e goditur me grushte e çekan. Arsyeja e përleshjes sipas burimeve thuhet të jetë se punëtori ua ka kërkuar rrogën e tij.

Pas rrahjes punëtori ka marr trajtim mjekësor në QKUK.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se viktima ka marr trajtim  në QKUK gjatë ditës së djeshme dhe pas trajtimit është lëshuar nga spitali

“I janë bërë ekzaminimet mjekësore dhe pas trajtimit është liruar nga QKUK. Nuk e ka pas gjendjen shumë të rëndë”, tha Syla.

Gazeta ka kontaktuar gjatë ditës edhe “Prishtina Mall” por deri me tani nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat