​Musliu për Kurtin: Nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin

Aktuale

​Musliu për Kurtin: Nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin

Më: 7 mars 2023 Në ora: 23:20
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, pati shumë kritika për kryeministrin Albin Kurti.

Ajo në emisionin “Rubikon” madje tha se nuk e do një kryeministër që ka pasur sjellje të ashpra sa ishte në opozitë, duke e quajtur kështu edhe “rrugaç”.

“Ta krahasojmë një njeri që plagos policinë, djeg institucionet, që e rreh ambasadoren amerikane, e grushton, me Albinin sot si kryeministër i cili ka harruar që i ka akuzuar më herët kryeministrat se pse kanë vendosur kravata, pse kanë shëtitur me xhipa, pse kanë pasur truproje të gjitha këto elemente kanë pjesë e protokollit, unë nuk dua që Albin Kurtin ta kem kryeministër me ato sjellje që i ka pasur si opozitar, se unë nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin tim”, është shprehur Musliu.

Musliu ka thënë se Kurti në çdo seancë i përqesh deputetët dhe, sipas saj, asnjëherë nuk i përgjigjet pyetjeve të tyre.

“Në çdo seancë vjen dhe i përqesh deputetët. Asnjë pyetjeje që i janë parashtruar nuk i përgjigjet. Dhe kalon në një stad tjetër duke i ofenduar deputetët që ju nuk më kuptoni se çka po them”, u shpreh Musliu.

Sipas saj, kur janë mbajtur seanca natën nga qeveritë e tjera, Kurti ka qenë shumë kritik dhe i ashpër dhe i ka bllokuar vendimet që do të merreshin, ndërkaq sot, siç thotë ajo, ai me lehtësi organizon seanca në orët e vona.

“Janë vendime që nuk përputhen në asnjë rrethanë e asnjë mënyrë me Albinin që ka qenë në opozitë”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat