OSBE mirëpret emërimin e Gazmend Hoxhës në krye të Policisë

Aktuale

OSBE mirëpret emërimin e Gazmend Hoxhës në krye të Policisë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 22:11
Gazmend Hoxha

Misioni i OSBE-së mirëpret emërimin e sotëm të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Përmes një njoftimi për media nga OSBE-ja, thuhet se si partnerë të ngushtë që nga fillimi, Misioni i OSBE-së është i përkushtuar që mbi bazën e më shumë se dy dekadave të bashkëpunimit me Policinë – të zhvillojë kapacitetet e tyre për të luftuar krimin.

Po ashtu, krahas luftimit të krimit OSBE në njoftimin e sajë thotë se është e përkushtuar edhe të pasurojë personelin, dhe t’iu ndihmojë që të shërbejnë të gjitha komunitetet në mënyrë efektive.

Kujtojmë, se pas rastit të 1 vjepares, kishte dhënë dorëheqje Sabedim Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat