Përparim Rama shkakton pakënaqësi, reagon Dumoshi

Aktuale

Përparim Rama shkakton pakënaqësi, reagon Dumoshi

Më: 8 mars 2023 Në ora: 23:20
Vlora Dumoshi

Hyjnesha në fron është simbol i qytetit të Prishtinës. Mëngjesin e sotëm, simboli i kryeqytetit iu dha dhuratë presidentes Vjosa Osmani nga duart e kryetarit, Përparim Rama.

Edhe pse kjo dhuratë u bë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ish-bashkëpartiakëve të presidentes Osmani mund të mos i ketë pëlqyer aq.

Të paktën kështu la të nënkuptohet deputetja nga radhët e LDK’së, Vlora Dumoshi.

Dumoshi pak minuta më parë ka publikuar në profilin e saj në Facebook, figurën e Hyjneshës në fron, ndërsa si mbishkrimin në fotografi vendosi disa vargje të cilat duken thumbuese në drejtim të presidentes Osmani.

“Ik nga froni moj Hyjneshë. Se të dhuruan tek plangprishësit“, ka shkruar Dumoshi derisa ka uruar festën e 8 marsit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat