Haxhiu: Po të ishte e fuqizuar ekonomikisht gruaja, rastet e dhunës do të ishin më të pakta

Aktuale

Haxhiu: Po të ishte e fuqizuar ekonomikisht gruaja, rastet e dhunës do të ishin më të pakta

Më: 9 mars 2023 Në ora: 00:12
Teuta Haxhiu

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, tha se gjendja ekonomike ndikon që të ketë dhunë.

Haxhiu tha se fajtore është ajo grua që duron të ketë dhunë ndaj saj.

“Gjendja ekonomike ndikon shumë që të ketë dhunë. A po shohim ne si shoqëri këto raste, që kudo që jetojmë mund t’i dimë se ndoshta paraprakisht me raportu nga ka ardhur dhuna. Te ligjet, e kemi ligjin për trashëgimi që nuk zbatohet. Ne kemi bërë thirrje vazhdimisht. Dhuna nuk justifikohet… Rastet e dhunës ndaj gruas shihen që shpeshherë që fajtor është gruaja, në këtë rast nuk është një grua fajtore. Fajtore është ajo që duron të ketë dhunë kur ajo fillon në hapat e parë, duhet të tregojë se është e zonja e vetës”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, Haxhiu në këtë ditë bën thirrje që gratë të raportojnë dhunën.

“Po të ishte e fuqizuar gruaja ekonomikisht, rastet kishin me qenë shumë më numër më të paktë. Thirrjen nuk duhet ndalur, unë thërras në këtë ditë të veçantë që një grua të mos pranojë që të ketë në çfarëdo forme dhunë, por të raportojë”, përfundoi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat