Deputetja e VV-së: Në këtë legjislaturë më pak seksizëm, Konjufca po ua ndal fjalën deputetëve

Aktuale

Deputetja e VV-së: Në këtë legjislaturë më pak seksizëm, Konjufca po ua ndal fjalën deputetëve

Më: 9 mars 2023 Në ora: 00:48
Tinka Kurti

Gjuha ofenduese dhe seksiste në Kuvendin e Kosovës është bërë shqetësueses, pasi që në seancat e fundit janë parë shumë ofendime sidomos ndaj gjinisë femërore.

Për këtë, Tinka Kurti ka thënë se ndryshe nga legjislaturat e kaluara, këtë legjislaturë ka më pak gjuhë seksiste, sipas saj kjo po ndodh për shkak se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shumë i vëmendshëm dhe reagon ndaj këtyre rasteve.

Në parlament fatkeqësisht edhe në këtë legjislaturë, sepse mendoj se në legjislaturat e  tjera ka qenë edhe më brutale shfaqja e seksismzit, por edhe në këtë legjislaturë kemi mjaft raste, që prej fillimi të legjislaturës e deri te seanca e fundit ku me një seancë të vetme kishte shumë shprehje seksiste. Këtë e shoh si keqpërdorim të foltores së kuvendit, mikrofonit e vet mandatit të deputetit sepse disa shprehje janë totalisht të ndaluara. Mendoj se pak më pak ka këtë legjislaturë gjuhë seksiste sepse seanca udhëhiqet nga kryetari Glauk Konjufca i cili reagon në raste të tilla dhe ka një vëmendje shumë të madhe dhe njohje të kësaj teme. Por megjithatë ndodhin, nganjëherë janë shumë eksplicite dhe shume direkte, por duhet ta kuptojmë se tash jemi në një kohë kur debati feminist ka fitu shumë argumente dhe më askush nuk ia lejon vetës me i thanë dikujt mos fol ti se je gru ndoshta edhe për poena politik.”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se edhe janë duke u munduar tani e dy vite që në Kuvend të krijohet një dhomë për gjidhënje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat