Molliqaj: Kurti më rezistent se Thaçi e Mustafa në dialog me Serbinë

Aktuale

Molliqaj: Kurti më rezistent se Thaçi e Mustafa në dialog me Serbinë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 00:53
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Dardan Molliqaj përmes një shembulli të ilustruar me trenin, krahason qëndrimet e Kurtit dhe ish-kryeministratve, Thaçi e Mustafa karshi procesit të dialogut me Serbinë.

“Kurti doli para trenit, e Thaçi e Mustafa janë hypë në to”, tha ai.

Molliqaj në Politiko në Kanal10, e ka quajtur kryeministrin Kurti më rezistent ndaj bashkësisë ndërkombëtare, sesa Thaçi e Mustafa të cilët sipas tij, janë bindur më lehtë nga ta.

“Kurti është më rezistent se Thaçi e Mustafa, por ja ka huq totalisht kohës dhe strategjisë. Ti mundesh me qenë sa dush i fuqishëm, trenin s’mun e ndalë. Ky su dashtë me dal para trenit, edheme thanë meqenëse treni po vjen, duhet me ba një kompromis. Kurti doli para trenit, e Thaci e Mustafa janë hypë n’to. Kurti ka qenë ana tjetër e medaljes së njëjtë, ndërsa pushtet e vjetra thonin çka të thojnë ndërkombëtarët. Albin Kurti pikën më të zorshme në karrierë e ka pasur dialogun.”, tha Molliqaj.

Ai ka theksuar se liderët opozitarë e mbështetën planin franko-gjerman, para se Kurti ta mbështeste atë, por që tani qëndrimet e tyre kanë ndryshuar.

Molliqaj tha se PDK e LDK me këto qëndrimet kontradiktore tani duke mos e mbështetur këtrë plan, po dalin më qesharak se të gjithë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat