Konjufca mohon se LVV-ja u financua nga Berishaj

Aktuale

Konjufca mohon se LVV-ja u financua nga Berishaj

Më: 9 mars 2023 Në ora: 09:43
Martin Berishaj, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pyetur mbrëmë rreth skandalit financiar të mafisë energjetike në Ballkan, që dyshohet se është i përfshirë – ndër të tjera – edhe ambasadori Martin Berishaj.

Konjufca, kërkoi që sa më parë të zbardhet ky rast nga institucionet e Kosovës. Berisha po hetohet në Kosovë për tri vepra penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë.

I pari i Kuvendit u shpreh se një çështje e tillë duhet të marrë epilog. Por, Konjufca, i cili shpeshherë njihet për qëndrime më ndryshe dhe racionale për dallim nga zyrtarët e lartë të LVV-së, theksoi se edhe nëse biznesi i Berishajt ka qenë komplet i pastër në kohën kur kanë ndodhur transaksionet, institucionet e Kosovës duhet të marrin masa ndaj tij.

“Institucionet tona kanë bërë mos, me u kuptu ma mirë a ka bo ndonjë vepër penale martin Berishaj. Unë jam që sa më shpejt të zbardhet kjo dhe me ia dhënë një epilog kësaj çështjeje. Sa për mendimin tim personal, unë mendoj që edhe mos të ishte vepër penale, edhe po të ishte vetëm çështje e biznesit, edhe po të ishte biznesi i pastër kejt, nëse Martin Berishaj ka qarkulluar miliona dhe dikush mundet me vërtetu”, tha ai në ATV.

“Unë mendoj që institucionet duhet me i marr masat e veta në këtë drejtim, edhe nëse biznesi do të ishte krejtësisht i pastër. Sepse mendoj që është problematik edhe vetë fakti që një ambasador, besoj që nuk më kishin interesu ato miliona të kujt janë apo edhe nëse janë biznes i pastër, krejt në rregull me letra”.

Ndër të tjera, Konjufca u pyet nëse Lëvizja Vetëvendosje është financuar nga paratë e diplomatit Berishaj.

Përgjigja e tij fillimisht ishte se një pyetje e tillë është ofenduese. Megjithatë, ishte i prerë në përgjigje. Sipas tij, Vetëvendosja nuk ka marrë para nga ambasadori i Kosovës në Kroaci.

“Kjo është pyetje ofenduese, faleminderit shumë. Jo pra. Kishe mujt mos me bo hiq”, ishte reagimi i Konjufcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat