Vitia: 23 mjekë nga mërgata, të gatshëm të vijnë dhe të japin trajnime e trajtime në QKUK

Aktuale

Vitia: 23 mjekë nga mërgata, të gatshëm të vijnë dhe të japin trajnime e trajtime në QKUK

Më: 9 mars 2023 Në ora: 12:38
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se pas thirrjes nga ministria deri tani 23 mjekë nga mërgata janë shprehur të gatshëm që të vijnë dhe të japin trajnime dhe trajtime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vitia, në seancën e kuvendit, tha se janë edhe gjashtë specializantë që veçse kanë ardhur për të shërbyer në sektorin privat shëndetësor.

“Udhëzimi Administrativ i cili tashmë ka hyrë në fuqi dhe i rregullon procedurat e licencimit të profesionistëve të huaj shëndetësor është që eksperiencat e mjekëve sidomos drejtimet specialistike si në nivelet akademike ashtu profesionale që të vijnë në Kosovë dhe me përvojat e tyre të na ofrojnë trajtime por edhe trajnime në nivele të ndryshme të sektorit tonë shëndetësore”.

“Deri tani janë 23 mjekë të cilët deri tani kanë shprehur gatishmërinë dhe kanë dërguar të gjitha informatat që të vijnë për të trajnuar dhe për të dhënë edhe trajtime në sistemin publik dhe jemi duke punuar bashkë me SHSKUK-në që t’i akomodojmë në sektorët që ka më së shumti nevojë ndërsa në sektorin privat deri tani janë 6 specialistë që kanë ardhur” u shpreh Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat