Si do të përballet Kurti me Vuçiqin më 18 mars? Tregon Konjufca

Aktuale

Si do të përballet Kurti me Vuçiqin më 18 mars? Tregon Konjufca

Më: 9 mars 2023 Në ora: 12:21
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, shpjegoi qëndrimet me të cilat Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëton në Ohër, dhe se si duket në vija të trasha sekuencimi i zbatimit të marrëveshjeve në Aneks.

“Në Ohër shkojmë me pozicionin tonë që marrëveshja është e konstruktuar kështu: ndodh njohja ‘de facto’ dhe mëpastaj Kosova ia gjen modusin Asociacionit. Nëse nisemi prej të kundërtës, Kosova pëson edhe dëmtohet, dhe është gabim m’u pozicioniu ashtu. Është shumë e thjeshtë”, tha ai.

Por, Serbia e do renditjen e kundërt, beson ai, andaj edhe nuk do ta nënshkruajë.

“Çka është e lejueshme për Kosovën unë mendoj se mund të ishte një lloj premtimi abstrakt, e cila për Kosovën nuk do të ishte dëmtim i madh. Por, për hapin që do të mund ta bëjmë përpara është shumë kualititativ dhe shumë i rëndësishëm për Kosovën”.

“Pra, çka ne po mundohemi me bë dhe se si është e pozicionume Kosova. Përmes një premtimi [abstrakt] dhe një instruksioni të Gjykatës Kushtetuese, po don me nxjerrë njohjen “de facto” prej Serbisë. Qekaq është e thjeshtë matematikisht”.

Njohja “de facto” është fillim të Aneksit të Implementimit, ndërkaq Asociacioni 15 ditë mbrapa, siç tha ai në ATV, raporton Insajderi.

Tash duhet me iu tregu kështu. Nëse po shkojmë prej hapit të parë në hapin e dytë, ju duhet m’i ditë tri gjëra: E para edhe ju vetë si Bashkim Evropian na keni dhënë garancinë që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. E dyta ne ju tregojmë se cilat janë kompetencat Jo-Ekzekutive. E treta, ne kemi marrë garancion prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe prej BE’së që ky Asociacion nuk do të jetë kurrfarë mekanizmi që shkon përtej asaj që e lejon Kushtetuta”.

“Për me qenë të sinqertë krejt me njëri tjetrin i themi ne kështu. Jemi të gatshëm, hapin e parë e kemi pranuar, por që të pranojmë të dytin e nëse pala kundështare është duke menduar që për të pranuar atë Kosova do ta ndërrojë Kushtetutën, Kosova ka me dhanë kompetenca ekzekutive, se e paska obligim të një marrëveshje të mëhershme – këtë harrone”.

15 ditë pas pajtueshmërisë dhe pas njohjes “de facto” fillon afati 150 ditë, janë pesë muaj afat që me mujt me ia gjet një modus Asociacionit, në çfarë forme komunat do të mund të bashkëpunojnë, shpjegoi më tej ai.

“Ne jemi në pozicion komodon. Njohja de facto është në rend të parë, hapi i dytë është një Asociacion. Por, ky Asociacioani i ka principet e Kurtit, letrën e Mogherinit, dhe garancitë e ShBA’së. Pse me ia nis ne me shkru draft-Statut”.

“Pjesa e dytë, ne e shohim aty se çfarë Asociacionu mundet Kushtetuta me akomodu, dhe ecim përpara”, tha mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat