Kryeministri Kurti merr falënderime: Për 8 Mars të gjitha grave deputete u dha dhurata

Aktuale

Kryeministri Kurti merr falënderime: Për 8 Mars të gjitha grave deputete u dha dhurata

Më: 9 mars 2023 Në ora: 13:26
Reshitaj e falënderoi kryeministrin Kurti për këtë gjest.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme në Festën e Gruas, të gjitha grave deputete ua ka dhuruar nga një dhuratë.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja, Albena Reshitaj në seancën e sotme të Kuvendit.

Reshitaj e falënderoi kryeministrin Kurti për këtë gjest.

Kryeministri gjatë ditës së djeshme ka thënë se gratë përballen me sfida të shumta, ndërsa nuk trajtohen njëjtë me kolegët dhe shokët e tyre, as pas vdekjes.

Në shënimin e Ditës së Gruas, Kurti tha se përgjegjësia e barazisë gjinore bie mbi burrat.

Ndërsa aty u propozua që emrat e grave që ndërtuan historinë e vendit t’iu vendosen institucioneve dhe hapësirave publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat