Kosova shënoi përmirësim për liritë në botë, reagojnë Osmani e Kurti

Aktuale

Kosova shënoi përmirësim për liritë në botë, reagojnë Osmani e Kurti

Më: 9 mars 2023 Në ora: 14:40
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë reaguar pasi organizata “Freedom House” ka deklaruar se Kosova ka shënuar përmirësim prej katër pikësh në raportin për liritë në botë.

Osmani ka potencuar se përparimi i vazhdueshëm i Kosovës në indekset ndërkombëtare është një dëshmi e përkushtimit “tonë të palëkundur për avancimin dhe forcimin e demokracisë”.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti është shprehur se qëndrojnë të përkushtuar për të avancuar demokracinë.

Organizata “Freedom House” ka radhitur vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjen në mesin e vendeve pjesërisht të lira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat