Eurodeputeti holandez: Qytetarët e Kosovës më në fund të udhëtojnë pa viza më 2024

Aktuale

Eurodeputeti holandez: Qytetarët e Kosovës më në fund të udhëtojnë pa viza më 2024

Më: 9 mars 2023 Në ora: 15:13
Thjis Reuten

Këshilli i Ministrave të BE-së sot ka miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës.

Këtë e ka konsideruar hap të rëndësishëm eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, i cili është edhe raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian.

“Një hap i rëndësishëm! E mirëpres këtë vendim të shteteve anëtare. Së shpejti [ndodh] votimi në komitetin e punëve të brendshme dhe më pas në seancën plenare të Parlamentit Europian.

Më së voni më 1 janar 2024 Kosova do të marrë vendimin e merituar dhe të vonuar të udhëtimit pa viza”, ka shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat