Qysh i pengoi fjalimi i Bogujevcit deputetit Rrahmani

Aktuale

Qysh i pengoi fjalimi i Bogujevcit deputetit Rrahmani

Më: 9 mars 2023 Në ora: 17:01
Eman Rrahmani

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, sot ka mbajtur një fjalim frymëzues në Kuvendin e Kosovës.

Duke dhënë qëndrimin e saj rreth Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, ajo ka thënë se derisa nuk e kam pasë mundësinë të isha në lidhje, kishte menduar të bëhet nënë përmes mundësive që ofronte shkenca.

Por, ky fjalim i saj nuk i ka pëlqyer disa kolegëve të saj nga VV-ja.

Deputeti Eman Rrahmani ka thënë se ky projektligj është kundër natyrës që ka krijuar Zoti.

“Fëmijëve nuk duhet t’ia ndalojmë të kenë babë, nuk besoj që duhet të bëjmë këso lloj krahasime ku e stimulojmë një proces të kundërët të natyrës dhe të asaj që e ka krijuar Zoti”, ka thënë Rrahmani.

Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe argumente tjera kundër këtij projektligji.

“E drejta e fertilizimit u jepet edhe vajzave të pamartuara. Pati edhe çështje të tjera. Unë personalisht nuk do të marrë pjesë në këtë diskutim prandaj do të kërkoja nga ministri ta tërheqë dhe ta diskutojë për vërejtjet”, është shprehur Rrahmani.

Deputetja qysh në fjalët e para e denoncoi me të drejtë karakterin seksist të shoqërisë, dhe standardet e dyfishta gjinore.

“Kur i rregullojnë gjanat në shoqërinë tonë sa e lehtë është që vendimet të merren për ta determinu ne si gra se qysh vendosim ta jetojmë jetën tonë. Diçka që nuk parashihet në pjesën e burrave,” – u shpreh ajo.

Ajo foli edhe në lidhje me çështje personale.

“Unë po du me kanë e sinqertë edhe publikisht me thanë këtë pjesë që unë përderisa nuk e kam pasë mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore apo çfarëdo forme tjetër, kam dashtë me u ba nanë.” – vazhdoi më tej znj. Bogujevci.

Por, përkundër mënyrës se si është kuptuar kjo nga shumica e mediave, në fakt znj. Bogujevci nuk po thotë që nuk ka mundësi tash që të jetë në lidhje. E për rrjedhojë, as që tash ka mbetur shtatzënë përmes mundësive që ofron shkenca.

“Edhe unë duhna me qenë e limitume në bazë të asaj që e the (e ka fjalën për z. Rrahmani) pse një shoqni mendon se një normë duhet me qenë në një formë të caktume. Edhe përderisa unë kom dashtë me u ba nanë, për mu ka qenë me randësi se çfarë ka ofru shkenca për me ma mundësu qat të drejtë. E jo me ma determinu një burrë. Që unë duhna medoemos me pasë një burrë me të cilin martohem për me pasë mundësinë me u ba nanë,” – shtoi deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat