Hoxhë Abazi i reagon Bugujevcit: Sarandë, e ke turpëruar veten nëse ke folur me vetëdije

Aktuale

Hoxhë Abazi i reagon Bugujevcit: Sarandë, e ke turpëruar veten nëse ke folur me vetëdije

Më: 9 mars 2023 Në ora: 17:45
Husamedin Abazi

Husamedin Abazi, hoxhë i njohur që është imam në xhaminë e “4 llullave” në Prishtinë, ka bërë një status, duke u përfshirë në debatin rreth deklarimit të Saranda Bogujevcit, deputete e VV-së, rreth mbetjes shtatëzënë pa burrë.

Abazi ka shkruar se nëse zonja Bogujevci ka folur me vetëdije, atëherë e ka turpëruar veten.

“Saranda, ende s'po besoj që pasi të kthjellesh nuk do ta demantosh veten?! Përndryshe, nëse me vetdije ke folur sot, atëherë ke turpëruar vetën dhe vetëm vetën!” – shkroi ai.

Çka tha Bogujevci?

Deputetja Bogujevci në seancën e sotme fillimisht, denoncoi seksizmin, derisa vendosi të ndajë me deputetët një informatë:

“Unë po du me kanë e sinqertë edhe publikisht me thanë këtë pjesë që unë përderisa nuk e kam pasë mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore apo çfarëdo forme tjetër, kam dashtë me u ba nanë.” – ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat