Deliu-Kodra i del në mbrojtje Bogujevcit: Është e drejtë e njeriut të ketë tjetër mendim dhe bindje

Aktuale

Deliu-Kodra i del në mbrojtje Bogujevcit: Është e drejtë e njeriut të ketë tjetër mendim dhe bindje

Më: 9 mars 2023 Në ora: 20:10
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se dënon linçimet, stigmatizimin dhe gjuhën e urrejtjes ndaj nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, pasi sipas saj ka shprehur publikisht përzgjedhjen e saj private.

Deliu-Kodra ka thënë se është e drejt e njeriut të ketë mendim dhe bindje tjetër.

“Dënoj linçimet, stigmatizimin dhe gjuhën e urrejtjes ndaj nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Saranda Bogujevci, vetëm se shprehi publikisht përzgjedhjen e saj private. Është e drejtë e njeriut, e drejtë e lirisë së individit, sikurse është e drejtë e tjetrit/rës të ketë tjetër mendim dhe bindje. Republika e Kosovës është vend i lirë, bashkëkohor, pluralist, demokraci liberale, shtet për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Deputetja e PDK-së ka thënë se si dje linçimet ndaj Musliut e sot ndaj Bogujevcit janë sulme kundër këtyre vlerave.

“Ndonëse për motive të ndryshme, si dje linçimet ndaj Ganimete Musliut si sot ato ndaj Saranda Bogujevcit janë sulme kundër këtyre vlerave. Shquhen edhe më shumë, kur për shënjestër kanë gratë dhe vajzat”, ka përfunduar Deliu-Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat