Murati thotë që plani evropian nuk synon ta zgjidhë tërësisht problemin me Serbinë

Aktuale

Murati thotë që plani evropian nuk synon ta zgjidhë tërësisht problemin me Serbinë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 21:57
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se në çdo marrëveshje që Kosova e ka bërë në raport me Serbisë ka humbur diçka, por njëkohësisht edhe ka fituar.

Sipas tij, çdoherë është dashur që të ketë lëshime në raport me pozicionin dhe ndikimin e serbëve.

“Në çdo marrëveshje që Kosova e ka bërë me Serbinë prej 2011-tës, diçka ka humbur e diçka ka fituar. Kryesisht ka fituar pak diçka në sovranitetin e jashtëm dhe çdoherë ka humbur diçka brenda. Sepse është dashur që gjatë gjithë kohës të lëshosh diçka brenda në raport me serbët, në raport me pozicionin e tyre, me ndikimin e serbëve brenda, për të fituar ‘pak’ nga sovraniteti i jashtëm. Kështu, pra ka ecur çështja prej atëherë e deri më sot”, tha ai.

Ai thotë se plani evropian nuk synon ta zgjidhë problemin tërësisht me Serbisë.

“Ironia është që as kjo marrëveshje nuk synon me zgjidh tërësisht problemin edhe e thotë (marrëveshja), kush e lexon, këtu nuk fshihet asgjë. Pika e 6, thotë që do të vazhdojnë bisedimet nën fasilitimin e Bashkimit Evropian që të arrihet pastaj dikur edhe një marrëveshje finale e ligjshme për të dyja palët”, tha ai.

Murati thotë që nuk e ka të qartë se a do të ratifikohet marrëveshja nga kuvendet.

“Kështu siç është, unë nuk e kam të qartë se a do të futet në Kuvend, a do të futet në Kuvendin e Serbisë, marrëveshja a do të ratifikohet? Marrëveshja e vitit 2013 nuk është ratifikuar në Kuvendin e Serbisë”, u shpreh ai.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata për arritjen e normalizimit të plotë të raporteve nën ndërmjetësimin e BE-së. Për planin evropian kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq pritet të diskutojnë më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat