Mustafa: I pamundur normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi pa u trajtuar çështja e Luginës

Aktuale

Mustafa: I pamundur normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi pa u trajtuar çështja e Luginës

Më: 9 mars 2023 Në ora: 23:13
Ragmi Mustafa

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa tha se është i pamundur normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa u trajtuar fillimisht çështja e Luginës.

“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, mirëpo ky normalizim është i pamundur pa u trajtuar çështja e Luginës së Preshevës. Në Washington mendohet që çështja e shqiptarëve të Luginës të jetë jashtë zhvillimeve të dialogut Kosovë – Serbi. Për ne është e rëndësishme që në kuadër të këtij plani, çështja e Luginës të trajtohet në reciprocitet me komunitetin serb në Kosovë. Ne konsiderojmë që çfarëdo dakordimi juridik që mund të bëhet për komunitetin serb në Kosovë, do duhej të jetë i vlefshëm edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, deklaroi Mustafa.

Madje, ai tha që është plotësisht e sigurt që shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë mbështetjen amerikane.

Ndërkaq, i pyetur se a pajtohet që Lugina e Preshevës është aktualisht e përjashtuar nga plani evropian, Mustafa tha që alternativa e vetme është të jenë të bashkë koordinuar me Qeverinë e Kosovës dhe me atë të Shqipërisë.

“Në anën tjetër, është shumë e rëndësishme që çështja e Luginës të jetë pjesë e agjendës në Qeverinë e Kosovës”, përfundoi Musatafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat