Teologu Flugaj: Në 1990 u lejua mbarësimi artificial vetëm mes bashkëshortëve

Aktuale

Teologu Flugaj: Në 1990 u lejua mbarësimi artificial vetëm mes bashkëshortëve

Më: 9 mars 2023 Në ora: 23:24
Teolog Fitim Flugaj

Teolog Fitim Flugaj teksa ka komentuar debatin parlametar sot për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, ka treguar se një Konferencë ndërkombëtare ishte mbajtur më 1990, duke iu dedikuar kësaj cështje.

Flugj tha se aso kohe ishte lejuar mbarësimi artificial vetëm mes bashkëshortëve, por jo edhe personave të vetëm privat.

“Nga aspekti fetar në vitin 1990 është mbajtur një konferencë e nivelit të ekspertëve të mjkësisë dhe fesë islame, ku janë përcaktuar disa kritera e norma, që s’lejojnë të bien ndesh me qëllimin e krijimit të Zotit.

Është një problem i madh tek ne që po manipulohet te ne. Njeriu është një krijesë e shenjtë, sepse Zoti e ka krijuar në formën më të bukur, dhe vetëm të arriturat e shkencore në mjekësi janë të pranuara edhe nga ana e dijetarëve të fesë.

Në atë konferencë është lejuar që të bëhet mbarësimi artificial, por që të bëhet vetëm mes dy bashkëshortëve që e kanë aktin e bashkëshortësisë. Duhet të jetë besnikëria e plotë ndaj ekipit mjeësor që mos të tradhtohen, si dhe të jenë të sakta dhe të mbrojtura aq mirë sa që të mos ketë ndërhyrje nga askush”, shtoi tutje teologu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat