Lindja e fëmijës pa baba, teologu: Islami e konsideron fëmijë të amoralit

Aktuale

Lindja e fëmijës pa baba, teologu: Islami e konsideron fëmijë të amoralit

Më: 9 mars 2023 Në ora: 23:38
Teologu, Fitim Flugaj

Teologu, Fitim Flugaj ka folur rreth çështjes së debatit të sotëm pasi që deputetja Saranda Bogujevci tregoi se ka vendosur në bazë të shkencës  të bëj fëmijë pa pasur nevojë për burrë.

Flugaj, ka thënë se kjo gjë është e ndaluar në Islam, por që çdo kush ka lirinë e vetë dhe dëshirën e saj, por sa i përket Islamit sipas tij fëmija që bëhet nga një rast i tillë është “fëmijë i amoralit”.

“Nuk lejohet, nga kush merret spermatozoidi? Ajo ka të drejt të veprojë si të dojë. Feja nuk është sipas dëshirës tanë, besimi në islam nuk lejon pa njohjen e bashkëshortit. Pa pas bashkëshort një femër s’lejohet. Besimi në Islam s’e lejon, sepse unë nuk po flas për deputeten e cila foli, sepse ajo ka dëshirë, është mendja e saj, liria e saj, ka lirinë e saj dhe dëshiron ta shfrytëzoj atë liri. Por unë po flas për fenë, jo liritë e njeriut.

Kur ti pranon të jesh besimtar i besimit Islam, nuk të lejohet ty qoftë nëse dëshiron ta bësh një fëmijë në epruvetë me vezore të një femre që s’e njeh fare, ose një femër që dëshiron ta mbajë një fëmijë në mitrën e saj nga spermatozoidet që nuk  e din të kujt janë. Në fenë Islame kjo konsiderohet rezultat i amoralit, konsiderohet si fëmijë i amoralit, s’është fëmijë që lejohet në fenë Islame.”, ka thënë ai.

Tutje, teologu ka thënë se është e lejuar që fëmija të krijohet nga dy bashkëshortët përmes një eksperimenti të tillë, por jo pa ditur se të kujt janë qelizat e femrës dhe të mashkullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat