Haradinaj pas takimit me Lajçakun: Kjo marrëveshje është me interes nacional

Aktuale

Haradinaj pas takimit me Lajçakun: Kjo marrëveshje është me interes nacional

Më: 10 mars 2023 Në ora: 13:29
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Miroslav Lajcak

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për diskutimet e zhvilluara pas takimit që pati me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Haradinaj tha se Lajçak e ka informuar për procesin e arritur deri më tani në dialog, derisa ai ia ka shprehur mbështetjen që partia e tij ka ndaj kësaj marrëveshje.

“I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë pritëm në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajčak dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së tha se ka vlerësuar rolin e BE-së  dhe SHBA-së në negociatat Kosovë-Serbi.

“Shpreha vlerësimin tim për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshje. E vlerësova lart angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të arritjes së marrëveshjes, rol i cili është jetik në zbatimin e saj. Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kjo marrëveshje është me interes nacional, pasi që e siguron rrugëtimin tonë të qëndrueshëm drejt integrimeve euroatlantike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat