​AIP: Të dhënat personale të qytetarëve janë vendosur në vend të sigurt

Aktuale

​AIP: Të dhënat personale të qytetarëve janë vendosur në vend të sigurt

Më: 10 mars 2023 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka njoftuar se listat me të dhënat personale të mbledhura gjatë peticionit të vitit 2015, të cilat më 6 mars Partia Socialdemokrate (PSD) i ka shpërndarë para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë larguar nga Policia e Kosovës.

Ato janë të vendosura në një ambient të sigurt nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi njofton qytetarët dhe opinionin publik se listat me të dhënat personale të mbledhura gjatë peticionit të vitit 2015, të shpërndara para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë larguar nga Policia e Kosovës dhe janë të vendosura në një ambient të sigurt nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

Agjencia për Informim dhe Privatësi është në komunikim zyrtar me Policinë e Kosovës dhe bazuar në autorizimet ligjore do të ndërmerr të gjitha veprimet që këto lista me të dhëna personale të qytetarëve të trajtohen sipas kritereve të parapara me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat