Klinaku: Asociacioni është shumë i dëmshëm për Kosovën dhe shqiptarët

Aktuale

Klinaku: Asociacioni është shumë i dëmshëm për Kosovën dhe shqiptarët

Më: 10 mars 2023 Në ora: 18:19
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka komentuar vizitën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Kosovë.

Ai e ka vlerësuar si të dëmshëm formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Asociacioni është i dëmshëm për Kosovën dhe për shqiptarët.

“Lajçak ka thënë se marrëveshja nuk e ka njohjen, disa nga tanët e thonë se e ka njohjen! P.S E ka ose nuk e ka njohjen, asociacioni po u formua e sidomos po u zbatua, është shumë i dëmshëm për Kosovën e sidomos për shqiptarët”, ka shkruar Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat