Një këmbësor vdes nga aksidenti në Veternik, deputetja e AAK-së: Ministër vepro, gjendja është alarmante

Aktuale

Një këmbësor vdes nga aksidenti në Veternik, deputetja e AAK-së: Ministër vepro, gjendja është alarmante

Më: 10 mars 2023 Në ora: 18:30
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar pasi një person ka humbur jetën në rrugën e Veternikut.

Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka treguar se para 6 muajsh ka pyetur në parlament ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun se kur do të ndërtohet mbikalimi në këtë rrugë.

Ajo tutje i është drejtuar ministrit Aliu duke e pyetur se edhe sa “qytetarë duhet të pësojnë me jetë deri sa ju të merrni veprime.”

Në fund ka shtuar se gjendja është alarmante.

Postimi i plotë i saj:

Për aksidentet e shpeshta në rrugën e Veternikut, ku qytetarët e pësojnë me humbje jete pata ngritur shqetësimin para 6 muajsh me një pyetje parlamentare drejtuar ministrit Liburn Aliu, me kërkesë për ndërtimin e mbikalimeve, që edhe ashtu kanë kosto modeste. Që nga ajo kohë asnjë veprim i marrur nga ministri! 

Kjo rrugë është kthyer në rrugë të vdekjes për këmbësorët, të cilët në mungesë të mbikalimeve detyrohen të kalojnë në këmbë. 

Sot, edhe një këmbësor humbi jetën pasi u shkel për vdekje në këtë rrugë.

Ministër, edhe sa qytetarë duhet të pësojnë me jetë deri sa ju të merrni veprime!? Gjendja është alarmante! Vepro!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat