Reagon sërish Rrahmani i VV-së: Nuk ka më mirë se të jesh prind, ky është qëndrimi im

Aktuale

Reagon sërish Rrahmani i VV-së: Nuk ka më mirë se të jesh prind, ky është qëndrimi im

Më: 10 mars 2023 Në ora: 20:34
Eman Rrahmani

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani gjatë seancës së fundit në Kuvendin e Kosovës ka kundërshtuar projektligjin të sponsorizuar nga Qeveria Kurti rreth fertilizimit me asistencë mjekësore.

Mirëpo kundër Rrahmanit doli deputetja nga e njëjta parti, Saranda Bogujevci, deklarimi i secilës ngjalli shumë debat.

Së fundmi deputeti Eman Rrahmani ka reaguar përsëri në Facebook, duke shpërndarë një postim të vitit 2020, nuk ka më mirë se të jesh prind, dhe duke e rishpërndarë aj sot ka thënë se ky ka qenë qëndrimi i tij publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe si deputet.

“Ky ka qenë qëndrimi im publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve, dhe si deputet në dy legjislaturat e fundit. Ky do të jetë qëndrimi im edhe në të ardhmen, pra familje ku ka nënë, babë, gjysh, gjyshe…!” – ka shkruar Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat