A u gjetën mostrat e Astrit Deharit? Reagon avokati i familjes Tomë Gashi

Aktuale

A u gjetën mostrat e Astrit Deharit? Reagon avokati i familjes Tomë Gashi

Nga: A.Zh Më: 10 mars 2023 Në ora: 20:50
Tomë Gashi dhe Astrit Dehari

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pas raportimeve se janë gjetur mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, të cilat ishin zhdukur në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se nuk e din nëse janë gjetur mostrat apo jo, por ai ka shtruar një varg pyetjesh në lidhje me këtë ngjarje, përcjell Bota sot.

Reagimi i Gashit:

Po thonë u gjetën…!

Disa gazetarë po më pyesin se a jan gjetur mostrat e Astrit Deharit.

Unë po ju them se nuk e di.

Po nëse ju e dini që janë gjetur a e dini kush është nën hetime apo në burg për zhdukjen e mostrave nga Instituti i Mjekësisës Ligjore në Prishtinë.

Po ju nëse e dini që kokan gjetë mostrat e Astritit, a mos e dini kush i gjeti?

A mos e dini ku u gjetën, a mos e dini a u ndërruan tiketat e afatshmërisë së eprovetave.

Apo janë ato origjinale të nëntorit 2016?

A mos e dini kush është përgjegjës për zhdukjen e kush është ”hero” që i gjeti.

Apo kanë me thanë në Institut …qaty janë kanë po janë pshtjell pak, sepse pak kush nuk e din as aty pshtillen shumë gjëra, aty ka raste që ta bëjnë pa problem vrasjen si vetëvrasje, aty ta bajnë kulaçin qysh të ju teket.

Aty ka shumë punë Policia dhe Prokuroria.

Po aty janë gjërat shumë misterioze varësisht se kush ç​​​​​​​ka punon e për kënd punon.

Rroga e vogël është aty, po për disa është fitim i madh, sepse ka pas qe 23 vjet shumë projekte në shumë miliona euro po pak rezultat konkret.

Nëse mua nuk më besoni, pyetni prindërit e Astritit, pyetni familjarët e të zhdukurve nga lufta, pyetni familjen Sopa, mos e pyetni familjen e Dino Asanajt, sepse ata nuk flasin, ende besoj që janë të frikësuar…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat