Bajra: Qeveria nuk duhet ta përkrahë ngritjen e çmimit të rrymës

Aktuale

Bajra: Qeveria nuk duhet ta përkrahë ngritjen e çmimit të rrymës

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:13
Ujkan Bajra

Në emisionin EURO n’7 u tha se qeveria duke mos u dhënë leje mjedisore prodhueseve të energjisë alternative, ndonëse vendi ka së paku 200 megavat orë energji elektrike më pak se i nevojiten.

Kjo mungesë e lejeve mjedisore mund të jetë neglizhencë e ministrive përkatëse, e që ka shkaktuar mungesë të konsiderueshme të energjisë në sistemin energjetik.

Ujkan Bajra, profesor universitar, ka thënë se për më shumë, ZRRE ka kërkuar që të ketë prapë ngritje të çmimit të energjisë elektrike, duke mos dhënë arsyetim të mjaftueshëm se pse po ndodh kjo.

“Vitin e kaluar kur është ngritur çmimi i energjisë elektrike arsyeja ka qenë se është ngritur çmimi në berzë ndërsa që tash kur është bërë kjo kërkesë kemi rënie drastike të çmimit në berzë, nga rreth 700 euro për megavat sa ka qenë tash është rreth 146 euro për megavat. Këto çmime nuk të japin arsye që të mbështetet kërkesa e ZRRE-së për ngritje të çmimit”, ka shtuar profesor Bajra.

Në anën tjetër, Sejdi Hoxha ka thënë se tash një vit çmimi i energjisë elektrike është rritur për 100% dhe se kërkesa e re e ZRRE-së për rritje prej 14% shtesë, do të bëjë që shumë qytetarë të kenë probleme që të mbyllin muajin me pagat që marrin.

“Qytetarët shumë shpejt do ta kenë problem se si me kalu muajin, sepse do të vihen në dilemë se a me pagu rrymën, a me ble artikuj ushqimor, me i pagu faturat tjerë. Paga do të jetë e pamjaftueshme, qytetarët do të detyrohen të marrin para hua apo të hynë në kredi për të mbuluar shpenzimet mujore”, ka shtuar profesor Sejdi Hoxha.

Në anën tjetër, profesor Mustafë Kadrijaj, i ka bërë thirrje qeverisë dhe kuvendit që të mos e përkrahin propozimin e ZRRE-së sepse nuk ka asnjë bazë që të ngritet çmimi i energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat