Lutfi Haziri tregon se për çka biseduan me Lajçakun

Aktuale

Lutfi Haziri tregon se për çka biseduan me Lajçakun

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:41
Pamje nga LDK-ja

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për takimin që kanë pasur me emisarin special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai thotë se biseduan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se kërkuan sqarime nga Lajcak lidhur tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme.

“LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve, ndërkaq ritheksuam se mbështesim implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, thuhet në njoftimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat