Pak gra të pamartuara në Kosovë kanë zgjedhur të bëhen nëna me frytnim të asistuar

Aktuale

Pak gra të pamartuara në Kosovë kanë zgjedhur të bëhen nëna me frytnim të asistuar

Më: 10 mars 2023 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Frytnimi i Asistuar Mjekësor tek gratë e pamartuara është lejuar 10 vjet më parë me një Udhëzim Administrativ më 2013.

Ndërkaq po e njëjta është përfshirë edhe tani në Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar, për gratë mbi 18 vjeç.

Gjinekologu Shefqet Lulaj që është anëtar i grupit punues të këtij drafti ligjor si dhe kryesues i grupit punues të UA më 2013, thotë se dallimi mes këtyre dy dokumenteve ligjore është i vogël, veçse janë bërë korrigjime në disa finesa karshi nevojave.

Megjithëkëtë, gjinekologu Lulaj tregon se kërkesa e grave kosovare që ta realizojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen nëna pa partner, është e pakët në Kosovë.

Edhe ato të cilat vendosin për një hap të tillë Lulaj thotë se këtë e bëjnë jashtë vendit, në shtet fqinje si shkak i mentalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat