Korenica tregon dështimet e Latifit në Rahovec

Aktuale

Korenica tregon dështimet e Latifit në Rahovec

Më: 11 mars 2023 Në ora: 07:06
Visar Korenica

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka folur për qeverisjen komunale në Rahovec.

Korencia ka treguar se cilat i vlerëson si dështime të mëdha të kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi.

“E para nuk ka arritur të kalojë Planin Zhvillimor Komunal. Nuk ka ndonjë investim i jashtëm i sjellur brenda komunës, është dështimi i dytë. Nuk mundemi me i numru tre projekte kapitale që i ka përfunduar për tre vjet. Mundemi me e numru një rrugë që e lidh Xërxën me Ratkocin por që kryesisht që kalon përmes vreshtave të privatit. Një pjesë tjerët e rrugës që kalon për Hamovc që e lidh qytetin. Në kuptimin e projekteve të mëdha që kërkojnë lëvizje më të shpejt të kryetarit në thirrjen e investitorit të jashtëm, komuna ka një potencial të madh në agroturizëm”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, potenciali i Komunës së Rahovecit është i madh, po kaq mund të bëhet me qeverisjen aktuale.

“Mendoj që dëshira dhe vullneti ekzistojnë, por kjo nuk mjafton e gjitha për të mbërri aq sa ka potencial komuna e Rahovecit. Potenciali është i madh po kaq mund të bëhet me këtë qeverisje çfarë kemi. Kam kërkuar bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kryetarin, ka pranuar që të bashkëpunojë, por në ndërkohë po shoh që shpesh po hezitohet ky bashkëpunimi me nivelin qendror dhe lokal”, theksoi Korenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat