Tahiri: Pa opozitën marrëveshja nuk ka legjitimitet të plotë

Aktuale

Tahiri: Pa opozitën marrëveshja nuk ka legjitimitet të plotë

Më: 11 mars 2023 Në ora: 10:37
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se pas kundërshtimit të PDK-së dhe LDK-së marrëveshja me Serbinë nuk ka legjitimitet të plotë.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka përmendur edhe rënia e përkrahjes së kryeministrit Kurti.

Sipas saj, PDK dhe LDK i thanë jo marrëveshjes pa njohje reciproke.

“Fakti se partitë e mëdhaja opozitare PDK dhe LDK i thanë jo marrëveshjes pa njohje reciproke kjo don të thotë se kjo marrëveshje nuk ka legjitimitet të plotë, aq më shumë që ka rënë përkrahja për kryeministrin Kurti në bazë të sondazhit të UNDP”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat