Kica-Xhelili reagon për mostrat e Deharit: Terror serik mbi drejtësinë!

Aktuale

Kica-Xhelili reagon për mostrat e Deharit: Terror serik mbi drejtësinë!

Më: 11 mars 2023 Në ora: 17:21
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thanë se gjendja është shokuese dhe terror serik mbi drejtësinë, pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore njoftoi se mostrat e Astrit Deharit janë gjendur në frigorifer.

“Për çfarë shteti po flasim? Për çfarë drejtësie po flasim? Për çfarë hetime po flasim? Kjo nuk është shokuese. Kjo është terror! Terror serik mbi drejtësinë! Kjo gjendje veç normale nuk është. Tanimë Instituti i Mjekësisë Ligjore veç dëshmi e drejtësi s’mund të nxjerrë”, ka shkruar Kica-Xhelili në një postim në Facebook.

Deputetja tha se ministrat e drejtësisë nuk kanë kredibilitet as dikur e as sot.

“Ja që sot përgjegjësit fshihen. Të dikurshmit e të sotmit, njëlloj. Aktakuza dikur, aktakuza sot. Sot s’ke as kujt i kërkon dorëheqje, as përgjegjësi. I kanë normalizuar të gjitha. Edhe harresën, edhe apatinë kolektive”.

Kica-Xhelilim edhe më të keq e cilësoi rastin, kur janë përfshirë emocionet e një familjeje që ‘këtë dhimbje borxh askujt s’ia patën’.

“Këtë vend po e vrasin në mënyrë serike, pa dallim. Po e vrasin, po e përdhunojnë çdo dozë njerzillëku, e në fund s’po e lënë as të qaj. Emocione që janë përdorur e keqpërdorur. Përdoren e keqpërdoren”, deklaroi ajo.

“Ja pse kemi pasur nevojë për Veting gjithpërfshirës. Ja pse na janë prerë këmbët sot nga Komisioni i Venecias, sepse për padrejtësinë tonë pyetëm të tjerët, sepse nuk ishim kurrë të zot për veten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat