“Demostrata si në 1981” / Profesori flet për protestat – ka një porosi për studentët!

Aktuale

“Demostrata si në 1981” / Profesori flet për protestat – ka një porosi për studentët!

Nga: A.SH Më: 11 mars 2023 Në ora: 18:04
Demostratat e vitit 1981, foto arkiv

Sot janë bërë 42 vjet nga protesta masive e studentëve në vitin 1981. Proestë për kushte më të mir studentore, por që mori përmasa edhe politike. Kërkesa thelbësore ishte që Kosova të bëhej Republikë.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” thotë se u demonstrua për organizimin e Kosovës në Republikë brenda Federatës së RSF të Jugosllavisë. Kjo u luftua nga grupi shovinist i serbo-jugosllavëve.

Sipas tij, nga të gjitha vrasjet, dënimet, përndjekjet u krijua LPSSHJ, e që kjo ishte një organizatë revolucionare e cila u vu në ballë të kombit dhe nën ombrellën e Lëvizjes u organizuan demonstrata brenda dhe jashtë vdndit, si dhe u themelua UÇK që doli në luftë çlirimtare

“11 Marsi i vitit 1981 është data më e rëndësishme e historisë së re të popullit shqiptar në Kosovë.

Më 11 mars të vitit 1981 u ngritën studentët për të kërkuar kushte më të mira të jetës studentore, sikundër edhe përmirësimin e pozitës së Kosovës në fushën ekonomike e sociale, duke ndalur eksplostimin e të mirave materiale.

Kërkesat u zgjeruan. Ato kaluan në fushën politike dhe me 1 e 2 Prill të vitit 1981 u tregua qartë e drejta qëllimi politik i demonstratave. Kryevepër e tërë kesaj ishte "Kosova-Republikë". Pra, u demonstru për organizimin e Kosovës në Republikë brenda Federatës së RSF të Jugosllavisë. Kjo u luftua nga grupi shovinist i serbo-jugosllavëve.

Forcat politike antishqiptare të veshura me petkun e vëllazërim-bashkimit dhe "komunistë" të kohës, kryesisht nga grupi i Ali Shukriut, Azem Vllasit dhe Sinan Hasanit i kualifikuan demonstratat në kunder-revolucionare, nacionaliste, irredentiste, si dhe me këto akuza, e tërë LKJ i kualifikojë demonstratat popullore të popullit shqiptar të Kosovës. Filluan ndjekjet si në kohën e inkvizicionit apo të luftës kundër shtrigave. U vranë me qindra të rinjë e të reja. U kapën dhe u dënuan femijë, gra, burra, të rinjë e të reja. Dënimet shkuan deri në vdekje. Por, kombi ynë nuk u nënshtrua. Shpejt u krijua LPSSHJ. Kjo organizatë revolucionare u vu në ballë të kombit. Nën ombrellën e Lëvizjes u organizuan demonstrata brenda dhe jashtë vdndit, si dhe u themelua UÇK që doli në luftë çlirimtare”, thotë ai.

Tutje, Kelmendi thotë se fakti që sot jemi të lirë do të thotë se vjen nga lufta e UÇK-së, cila tregon suksesin e demostratave të ’81.

“Vetë fakti se sot jemi të lirë dhe se kjo liri vjen kryesisht nga lufta heroike e UÇK-së tregon suksesin e demomstratave të vitit 1981.

Mbi atë aktivitet dhe nëpërmjet saj u organizua Lëvizja dhe UÇK. Në vitet e 90 u krijuan shumë parti politike dhe me 1998 u ngritë populli shqiptar i Kosovës në kryengritje të armatosur nën udhëheqjen e UÇK-së. Kjo e solli intervenimin e NATO-së dhe Kosova u çlirua në vitin 1999. Ky është suksesi më i madh i historisë së re të kombit”, shprehet ai.

Në fund, shton se edhe pas mbi 20 vetie nga çlirimi Kosov nuk është e qetë, nga Serbia, e cila vazhdimisht po kërcënon Kosovën dhe po rrezikon sovranitetin e saj.

Andaj, ai thotë se këtu duhet angazhim i të rinjeve e të rejave të vendit, të studentëve.

“Natyrisht se as tash, pas 20 viteve të lirisë, nuk jemi të qetë. Serbia po vazhdon me veprime kriminale dhe aksione të rrezikshme kundër tërësisë territoriale dhe sovranitetit e intergritetit të Republikës së Kosovës.

Kundër rrezikut të tillë akute kërkohet unitet dhe bashkim të të gjitha shtresave të kombit. Për nga veprimtaria, studentët hyjnë në grupin e forcave me aktive në mbrojtje të vendit. Në fakt kërkohet angazhim edhe në çështje të brendshme, si ikja nga vendi, kundër papunësisë së lartë, gjendjes së rëndë ekonomike, sociale dhe arsimit shkatërrimtar e shëndetësisë inekzistente. Kosova ka shumë fusha që lëngon. Këtu duhet angazhim i të rinjeve e të rejave të vendit, të studentëve. Duhet punë. Këtu lypset nga studentët të angazhohen. Ata duhet të marrin shembull nga gjeneratat e kaluara dhe të veprojmë kundër dukurive të rrezikshme për kombin dhe për Republikën. Koha nuk pret. Populli ka nevojë për veprime aktive. Mbi atë ngritët rezistenca dhe çështjet fillojnë të zgjidhen.

Tash është më i lehtë aktiviteti. Nuk i ndjekë askush. Nuk vriten dhe nuk arrestohen. Nuk ka as azema, as shukria e as hasana për t'i dënuar e maskruar nëpër sheshet e Kosovës. Kosovës i duhen njerëz të aktivitetit. Populli i kërkon në veprim. Rinia është forca e tillë”, përfundon Klemendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat