Shtohen nënoficerët e FSK-së

Aktuale

Shtohen nënoficerët e FSK-së

Më: 12 mars 2023 Në ora: 15:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë shtuar nënoficerët – liderë të certifikuar të togjeve në radhët e FSK-së.

Mehaj ka shkruar se është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit të Avancuar të Liderit.

Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona!

Krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.

Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu.

Vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat