“Do të paguajmë llogari me kamatë” – Peci flet për nenin e Kishës Ortodokse në planin evropian

Aktuale

“Do të paguajmë llogari me kamatë” – Peci flet për nenin e Kishës Ortodokse në planin evropian

Më: 12 mars 2023 Në ora: 17:02
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se Kosova do të paguajë llogari me kamatë lidhur me mos-zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Në një intervistë për Nacionalen, Peci tha se në këtë pikë Kosova ka dështuar si shtet.

“Për këtë pyetje nuk mund të jepi përgjigje të kualifikuar, pasi nuk ka informata të mjaftueshme, gjegjësisht nuk e kemi statutin e Asociacionit dhe marrëveshjen për statusin e Kishës Ortodokse Serbe, mirëpo mendoj se asnjëra prej tyre nuk paraqesin rrezik ekzistencial për vendin tonë. Sovraniteti nënkupton ligj-bërjen dhe institucionet e zbatimin e tij, kompetenca që nuk do t’i ketë në asnjë mënyrë asociacioni, dhe Kisha Ortodokse do të funksionoj në bazë të një marrëveshjeje, e cila duhet të jetë në pajtim me karakterin laik të shtetit të Kosovës.

Mirëpo, për sa i përket Kishës do ta paguajmë një llogari me kamatë për shkak të mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Këtu kemi dështuar si shtet, pasi kemi treguar që kemi kapacitet të mos i zbatojmë vendimet e gjykatave tona, dhe Kishës i kemi dhënë argument të fortë që shteti i Kosovës nuk ofron asaj siguri juridike”, tha Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat