Kritikoi Kurtin dhe mbështeti LDK-në e PDK-në, Mushkolaj ironizon me Tahirin: Zonja Fusnotë na paska majtë ligjeratë!

Aktuale

Kritikoi Kurtin dhe mbështeti LDK-në e PDK-në, Mushkolaj ironizon me Tahirin: Zonja Fusnotë na paska majtë ligjeratë!

Nga: A.M. Më: 12 mars 2023 Në ora: 17:48
Imer Mushkolaj.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ”nuk ia dinë vlerën marrëveshjes reciproke me Serbinë sepse nuk ka ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës“.

Sipas saj, vlerën e marrëveshjes reciproke me Serbinë ia dijnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

”PDK dhe LDK ia dijnë vlerën thelbësore të marrëveshjes me njohje reciproke, sepse janë trashëgimtare të UÇK dhe LDK, që janë realizuesit e pavarësisë së Kosovës, ndërsa VV dhe as Kurti nuk ia dijnë vlerën, sepse nuk kanë ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës“, ka shkruar Tahiri në Facebook, të dielën.

E ndaj kësaj deklarate të Tahirit ka reaguar analisti Imer Mushkolaj.

Ai ironizoi shkurt me ish-kryenegociatoren, duke e quajtur “Zonja fusnotë”.

“Zonja Fusnotë na paska majtë nji ligjëratë”, shkroi Mushkolaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat