Dy qytetarë të Kosovës në burgjet e Serbisë, Haxhiu i shkruan letër ministres serbe - ja çfarë i kërkon

Aktuale

Dy qytetarë të Kosovës në burgjet e Serbisë, Haxhiu i shkruan letër ministres serbe - ja çfarë i kërkon

Më: 12 mars 2023 Në ora: 18:51
Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu

Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka njoftuar se përmes një letre dërguar homologës së saj serbe Maja Popoviq, i ka kërkuar që dy qytetarët e Kosovës Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula, të transferohen në Kosovë.

Haxhiu në letrën dërguar ministres serbe, ka kërkuar që Mehmetaj e Dula, të vijnë në Kosovë e akuzat ndaj tyre të trajtohen nga organet tona.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t'i transferojë në Republikën e Kosovës. 

Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999. 

Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra. 

Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Image
Letra
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat