Eurodeputetja gjermane shpreson në nënshkrimin e marrëveshjes në Ohër: Hap i madh drejt integrimit evropian

Aktuale

Eurodeputetja gjermane shpreson në nënshkrimin e marrëveshjes në Ohër: Hap i madh drejt integrimit evropian

Më: 12 mars 2023 Në ora: 19:13
Raportuesja për Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se shpreson që në takimin e 18 marsit në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshje.

Cramon ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian ka theksuar se nëse Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen në Ohër, atëherë ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. 

“Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër. Do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet.”- ka shkruar Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat