Gërvalla dhe Dendias flasin për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Aktuale

Gërvalla dhe Dendias flasin për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 21:27
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, priti sot në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u diskutua për progresin e dukshëm të Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, procesin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, priti sot në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u diskutua për progresin e dukshëm të Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, procesin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe proceset e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Në vazhdim, ata diskutuan edhe për marrëdhëniet shumë të mira mes Kosovës dhe Greqisë dhe potencialin e madh për thellimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve. Nga takimi, doli vlerësimi i përbashkët për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve duke besuar se ky takim do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Greqisë dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat