Sekretari i PDK-së: Çdo ditë, Albin Kurti po i falë krimet dhe kriminelët serbë

Aktuale

Sekretari i PDK-së: Çdo ditë, Albin Kurti po i falë krimet dhe kriminelët serbë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 21:38
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij, ditë më parë ai kishte përkujtuar edhe politikanin serb, Oliver Ivanoviq në pesë vjetorin e vdekjes së tij.

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar duke thënë se përkujtime e tilla janë dëshmi e qartë se Kurti ka filluar ta zbatojë planin franko-gjerman për tejkalimin e së kaluarës.

Sipas tij, Kurti çdo ditë po i falë krimet dhe kriminelët serbë.

“Përkujtimet me shumë dhimbje e lavdërime për Oliver Ivanoviqin dhe Zoran Gjingjiqin, janë dëshmi e qartë se Albin Kurti ka filluar ta zbatojë planin franko-gjerman për tejkalimin e së kaluarës. Çdo ditë, Albin Kurti po i falë krimet dhe kriminelët serbë. Kjo është e rrezikshme për historinë shqiptare. Ky është sulm direkt mbi të vërtetën historike të kombit tonë.” – ka shkruar Gjoshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat