Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Prokuroria vjen me deajet e fundit

Aktuale

Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Prokuroria vjen me deajet e fundit

Më: 13 mars 2023 Në ora: 07:55
Pamje nga vrasja në Gllogjan

Një mal me paqartësi vazhdojnë ta përcjellin një prej vrasjeve më të rënda në Kosovën e pasluftës, atë të trefishtë në Deçan e cila ndodhi në fund të vitit 2021.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka thënë se është afër finalizimit të këtij rasti dhe se të gjeturat do t’i bëjnë publike në një konferencë për media, brenda pak javësh.

Nga ana tjetër, avokatët e katër të dyshuarve kanë thënë se Prokuroria nuk u ka dhënë asnjë informacion.

Prokuroria Themelore e Pejës pretendon se është afër zbulimit të autorit të një prej vrasjeve më të rënda në Kosovën e pasluftës.

“Po jemi në fazë finale. Krejt i kemi mbledhë, të gjitha provat i kemi siguruar, të gjithat provat që i kemi kërkuar i kemi siguruar dhe jemi në fazë finale. Për të gjitha çështjet, do të jeni të informuar me kohë”, ka thënë Sahide Gashi.

Prokuroria ka planifikuar të organizojë brenda pak javësh një konferencë, ku do të prezantohen të gjitha të gjeturat për vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe nxënësve Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj.

Mes këtyre provave është edhe ekspertiza zvicerane për një predhë plumbi, e cila ishte gjetur në veturën e njërit prej të dyshuarve.

Në paraburgim si të dyshuar për këtë rast janë Halim Mehmetaj dhe djemtë e tij, Malësor, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat