Jep dorëheqje drejtori i Odës së Avokatëve të Kosovës

Aktuale

Jep dorëheqje drejtori i Odës së Avokatëve të Kosovës

Më: 13 mars 2023 Në ora: 09:16
Besim Curri

Drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri ka dhënë dorëheqje sot nga detyra e tij.

Lajmi është dhënë nga ky institucion përmes një komunikate.

Kjo për arsye se ditë me parë “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se Curri po i përfaqëson dhe po ju ofron ndihmë juridike palëve në kundërshtim me ligjin.

Sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij”, thuhet në njoftim e OAK-ut.

Oda e Avokatëve të Kosovës, siguron të gjithë anëtarësinë e saj dhe opinionin e gjerë se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi, dhe do të mbështes profesionit e avokatit në kuadër të misionit të saj, kushtetues dhe ligjor”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat