“Albini bën hajgare shumë”: Bajqinovci thur lavde për kryeministrin Kurti

Aktuale

“Albini bën hajgare shumë”: Bajqinovci thur lavde për kryeministrin Kurti

Më: 13 mars 2023 Në ora: 11:42
Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka vazhduar me lavdatat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurti i raportet shumë të afërta me të gjithë deputetët. Albin Kurti është një njeri shumë i informuar, jashtëzakonisht i informuar edhe për çdo temë e ka përgjigjen edhe është shumë i thellë dhe mendoj që lum Kosova që e ka kryeministër që të mos ketë shqetësim mos të bëhet ndonjë koncesion. Është i vetmi njeri që e ka pranuar edhe Vuçiqi që është i vështirë në diskutime dhe bisedime. Është duke e menaxhuar vendin ashtu sic ka premtu dhe une besoj se brenda një kohe të shkurt Kosova do të jetë e barabartë me shtetet sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizumë brenda dy vitet të ardhshme do të krahasohemi me shtetet e Bashkimit Evropian e jo siç kemi qenë para dy vjeteve me Sudan.” – ka thënë ai.

“Albin është njeri i afërt, Albin bën hajgare shumë, kush rrin me të e sheh se sa është i afërt, të gjithë ata që e njohin dhe për këtë arsye shkruajnë.” – ka thënë ai.

Tutje, deputeti i VV-së, ka thënë se Albini nuk ka shtëpi dhe krejt çfarë ka bërë është për Kosovë.

“Është i vetmi njeri që nuk ka asgjë në trashigimin e tij është pa shtëpi krejt çka bënë është për popullin dhe shtetin e Kosovës... Albin është një prej liderëve që mendoj se Kosovën do ta çojë shumë përpara, hapat e parë janë këto dy vite...” – ka thënë ai.

Duhet kujtuar se kryeministri i vendit banon në një shtëpi me qira të cilën e paguan 250 euro në muaj përkundër që ajo është raportuar të jetë e madhe 230 metra katrorë.

Në anën tjetër, VV ka qenë shënjestër e kritikave për kultin e personalitetit edhe javën e kaluar kur u vërtetua se kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, e mbante një fotografi/pikturë të Kurtit si luan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat