Kurti në vënien e gurthemelit të shkollës “Fan Noli”, e ndalë fjalimin kur nis ezani

Aktuale

Kurti në vënien e gurthemelit të shkollës “Fan Noli”, e ndalë fjalimin kur nis ezani

Më: 13 mars 2023 Në ora: 12:26
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti shkoi sot në Kamenicë për të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të një shkolle fillore të mesme të ulët, të quajtur “Fan S. Noli”.

Në fjalimin e mbajtur përballë bulevardit të qytetit, me rastin e nisjes së shkollës që do ta mbajë emrin e klerikut të madh ortodoks shqiptar, Fan Noli, Kurti ndaloi kur në drekë u dëgjua ezani.

Për t’iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri e priti përfundimin e thirrjes për namaz.

Siç duket, kryeministri Kurti di të respektojë besimtarët e fesë.

Momentin në fjalë mund ta gjeni duke klikuar në Video:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat