Kryeministri Kurti takoi shefin e EULEX-it, Wigemark

Aktuale

Kryeministri Kurti takoi shefin e EULEX-it, Wigemark

Më: 13 mars 2023 Në ora: 12:40
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Me z. Wigemark, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale.

Me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

Ai u informua nga z. Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat