Hoti nga Tajvani: Mundësitë për bashkëpunim ekonomik janë të mëdha, t’i shfrytëzojmë ato

Aktuale

Hoti nga Tajvani: Mundësitë për bashkëpunim ekonomik janë të mëdha, t’i shfrytëzojmë ato

Më: 13 mars 2023 Në ora: 13:40
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri dhe deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar presidenten e Tajvanit, Ing-wen.

Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se mundësitë e bashkëpunimit me këtë shtet janë të mëdha dhe duhet shfrytëzuar sidomos në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Pjesë e delegacionit kosovarë janë edhe deputetët Blerta Deliu, Fridon Lala, Driton Selmanaj, Bekë Berisha.

Postimi i plotë:

Gjatë këtyre ditëve, me një grup të deputetëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Rumania po qëndrojmë në Tajvan për të marrë pjesë në Forumin për Transparencë Parlamentare, të organizuar nga NDI (Instituti Demokratik Kombëtar nga ShBA).

Sot u takuam me presidenten e Tajvanit znj. Tsai Ing-wen, të cilën e falenderova për mikpritjen në emër të delegacionit. Republika e Kosovës është krah çdo shteti demokratik dhe liberal, që mbron dhe promovon vlerat demokratike dhe të drejtat e liritë njerëzore, që mbron dhe promovon ekonominë e tregut të lirë.

Mundësitë për bashkëpunim ekonomik janë të mëdha dhe duhet të shfrytëzohen, sidomos në sektorin e TI, ku Tajvani është lider botëror, ndërkaq Kosova po prodhon profesionistë në këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat