Ardita Sinani: Vuçiqin e kuptojmë pse na injoron, por nuk e kuptojmë Lajçakun

Aktuale

Ardita Sinani: Vuçiqin e kuptojmë pse na injoron, por nuk e kuptojmë Lajçakun

Më: 13 mars 2023 Në ora: 13:52
Ardita Sinani

Zëdhënësja e kryeministrit të Kosovës, njëherësh kryetarja e bordit të Partisë për Veprim Demokratik (PDD) në Preshevë, Ardita Sinani, ish-kryetare e komunës së Preshevës ka reaguar sot për vizitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili që 5-6 herë vjen e shkon në Beograd takon vetëm serbët duke injoruar shqiptarët në Serbi, në Luginë të Preshevës, dy herë e më shumë se sa pakica serbe në Kosovë.

“Ne duam t’i themi Lajçakut se shqiptarët në Serbi nuk duan asgjë më shumë, se sa serbët në Kosovë!.. Takimi i fundit me përfaqësuesit e Listës Serbe nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është i kuptueshëm, sidomos duke pasur parasysh tensionet dhe përshkallëzimin e mundshëm, por edhe mungesën e takimit me shqiptarët e zgjedhur të Luginës së Preshevës”, ka thënë Ardita Sinani për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

“Përfshirja e zyrtarëve të tyre të zgjedhur në proces do të kontribuojë në stabilitetin, sigurinë, evropianizimin dhe demokratizimin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, zoti Lajçak, ju ftoj të takoheni me ne të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Shqiptarët në Serbi janë diskriminuar dhe shtypur për dekada të tëra, gjë që konfirmohet nga raportet zyrtare të Bashkimit Evropian dhe administratave amerikane”, ka thënë Ardita Sinani.

“Pardje presidenti i serbëve, Aleksandër Vuçiq ishte në Luginën e Preshevës dhe nuk takoi asnjë shqiptar edhe pse ne këtu jemi shumicë. E thash president i serbëve, sepse ai takon vetëm serbët sa herë që vjen në Luginë. Presidentin serb Vuçiqin e kuptojmë pse na injoron, por nuk e kuptojmë Lajçakun i cili është i angazhuar për dialog dhe kjo njëanshmëri e tij nuk i bënë nder BE-së. Prandaj, për këtë injorancë në do t’i drejtohemi edhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Kur i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar na pret, atëherë pse sllovak Lajçak nuk është në gjendje t’i takoj përfaqësuesit legjitim të Luginës së Preshevës?! Një letër – kërkesë sot për një takim iu është dërguar Lajçakun edhe nga deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Tash po presim përgjigje. Ne duam t’i themi se shqiptarët në Serbi nuk duam asgjë më shumë, se sa serbët në Kosovë!..”, ka thënë Sinani në fund për gazetën zvicerane Le Canton27.ch.

Lajçak javën e kaluar në Prishtinë u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës, ndërsa sot pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e bisedimeve për planin evropian për Kosovën dhe Vuçiqin-Takimi i Kurtit më 18 mars në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat