A po përsëritet historia me nipa e stërnipa të Radisllavit/ Analisti vjen me një ngjarje – jep emrat që “tradhtuan” shqiptarët!

Aktuale

A po përsëritet historia me nipa e stërnipa të Radisllavit/ Analisti vjen me një ngjarje – jep emrat që “tradhtuan” shqiptarët!

Nga: M.H. Më: 13 mars 2023 Në ora: 16:01
Foto nga arkivi, ku shihet Fadil Hoxha dhe Veli Deva

Analisti politik Lirim Gashi përmes një shkrimi ka shkruar në lidhje me vdekjen e Latinka Peroviq.

Ai tregoi një histori që e njejta kishte telefonuar Titon për të jepur shqiptarëve të Kosovës një status të ngjashëm me atë që u dha maqedonasve të rremë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo ajo se çfarë ishte shokuese pas kësaj telefonate ishte përgjigjja që mori nga Fadil Hoxha dhe Veli Deva, pasi të dy ishin të ftuarit për të biseduar për çështjen që i kishe sugjeruar Peroviq.

Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të nderuar që na dhatë mundësinë t'ju shohim, t'ju admirojmë dhe t'ju urojmë të paktën njëqind vjet të tjera lumturi dhe shëndet.

Por ne nuk mund ta rrugëtojmë rrugën e vetqeverisjes socialiste pa ndihmën e vëllezërve tanë serbë, sepse nuk jemi të aftë, të pjekur dhe të arsimuar aq sa të mbajmë një përgjegjësi kaq të rëndë mbi kurrizin tonë të plogësht”, ishin fjalët e dy të ftuarëve.

Shkrimin e Gashit e ka shpërndarë edhe Halil Geci.

Shkrimi i plotë

A po përseritet historia me nipa e stërnipa të Radisllavit

TRADHTIA KA EMËR

Para disa ditësh ndërroi jetë Latinka Peroviq, e cila për mendimin tim ishte gruaja më e mrekullueshme, më e avancuar, më dinjitoze, më e drejtë, më e besueshme, më e mençur, më e ndershme, më kreative dhe më intelektuale në historinë e re të Ballkanit.

Në vitin 1972, ajo i telefonoi Titos dhe i sugjeroi që t'u jepte shqiptarëve të Kosovës një status të ngjashëm me atë që u dha maqedonasve të rremë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Tito ftoi menjëherë për vizitë Fadil Hoxhën dhe Veli Devën për t'i njohur me përmbajtjen e planit të Latinkes, por ai mbeti pa tekst nga tronditja prej përgjigjes së tyre shokuese.

Pyetjes së Titos për të dy, Veli Deva, i cili e dinte gjuhën serbokroate më mirë se Fadil Hoxha, iu përgjigj kështu:

"I dashur shoku Tito!

Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të nderuar që na dhatë mundësinë t'ju shohim, t'ju admirojmë dhe t'ju urojmë të paktën njëqind vjet të tjera lumturi dhe shëndet.

Por ne nuk mund ta rrugëtojmë rrugën e vetqeverisjes socialiste pa ndihmën e vëllezërve tanë serbë, sepse nuk jemi të aftë, të pjekur dhe të arsimuar aq sa të mbajmë një përgjegjësi kaq të rëndë mbi kurrizin tonë të plogësht".

Tito iu përgjigj atyre kështu:

"Është e imja t'ju jap një shans, dhe e juaja t'i matni mundësitë tuaja".

Dhe sikur ky akt të mos ishte mjaftueshëm frikacak, i turpshëm, i frikshëm dhe i pabesë, disa muaj më vonë, Fadil Hoxha dhe Veli Deva mbështetën iniciativën e rrymës ultranacionaliste në KQ të LK të Serbisë të udhëhequr nga katërshja rankoviqiste Dushan Çkrebiq, Nikolla Ljubiçiq, Petar Graçanin dhe Dragoslav Drazha Markoviq për të votuar mosbesimin ndaj Marko Nikeziqit dhe Latinka Peroviqit, të cilët në atë kohë ishin Kryetar dhe Sekretar i Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë.

Fadili dhe Veliu urdhëruan disa muaj më vonë të gjithë delegatët e Kosovës që ishin anëtarë të KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë që ta përkrahnin votën e mosbesimit ndaj Latinka Peroviqit vetëm pse ajo u ofroi shqiptarëve Republikën e Kosovës.

Është e frikshme sa pak flitet për atë periudhë, të cilën ish-Kryetari i Kryesisë së Jugosllavisë Raif Dizdareviq e quan në kujtimet (memoaret) e tij "të vetmen periudhë të artë në historinë e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, kur ishte e lehtë të arrihet një marrëveshje përfundimtare dhe pajtim mes tyre" .

Latinka Peroviq vdiq para disa ditësh në moshën nëntëdhjetë e gjashtë vjeçare dhe ndihem shumë keq që nuk pata kurrë mundësinë ta bëj një intervistë me të.

Fragment nga kujtimet e ish-Kryetarit të Kryesisë së Jugosllavisë Raif Dizdareviq.

“Duke votuar mosbesimin ndaj Latinka Peroviqit dhe Marko Nikeziqit, delegatët e Kosovës në Komitetin Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë e hapën gjerësisht derën e kthimit të bijve dhe vajzave politike të Rankoviqit në politikën serbe, të cilët disa vite më vonë e mundësuan ardhjen e Millosheviqit në pushtet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat