Pasi Kurti përkujtoi Gjingjiqin, Selmanaj thotë se shumë politikanë serbë i bashkon lufta kundër shqiptarëve

Aktuale

Pasi Kurti përkujtoi Gjingjiqin, Selmanaj thotë se shumë politikanë serbë i bashkon lufta kundër shqiptarëve

Më: 13 mars 2023 Në ora: 19:11
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka komentuar përkujtimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë ish-kryeministrit serb të vrarë, Zoran Gjingjiq.

Sipas Selmanajt shumë politikanë serbë i përbashkon doktrina kundër kombit shqiptar.

”Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne, në raport me Kosovën dhe shqiptarët, Vuçiqi, Tadiqi, Gjingjiqi, Millosheviqi, Ivanoviqi, Çubrilloviqi, Rankoviqi, dhe shumë të tjerë, janë të NJEJTË.

Lufta e tyre kundër qenies tonë si komb, është doktrina që i përbashkon të gjithë“,  ka shkruar Selmanaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat