24 vjet pas shpërthimeve në Podujevë, viktimat u harruan nga shteti

Aktuale

24 vjet pas shpërthimeve në Podujevë, viktimat u harruan nga shteti

Më: 13 mars 2023 Në ora: 20:28
Foto arkiv

Dita e Pazarit, u përgjak në Podujevë 13 marsin e 1999-ës.

Atë mesditë të së shtunes, Nexhmiu doli me të vëllanë Sahitin për të blerë ushqime për familjen meqë nisja luftës ishte në prag. Por sapo arritën te dera e tregut ndodhi një shpërthim i fuqishëm.

Dëshmitar në këtë rast ku u plagosën 8 vetë ishte Gani Tahiri që po shiste derivate, e i cili ndihmoi në bartjen e atyre që pësuan.

Pas disa ditëve nga plagët e marra Sahiti 52 vjeç pati vdekur në spital, e i vëllait nuk iu telashet me shëndet nuk iu ndanë as 24 vjet më pas.

Po atë ditë pak minuta më vonë, një tjetër shpërthim plagosi 4 persona afër postës. Këtu ra Besnik Shabani, që sipas familjes fillimisht i shpëtoi detonimit, por që u vra me snajper.

Shabanët por edhe Azemët, janë të pakënaqur që institucionet nuk po kujtojnë familjarët e tyre për të cilët që 24 vjet mungon edhe drejtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat